Ndërlidhjet

Protestat përfshijnë Evropën



Gjatë 48 orëve të fundit protestat kanë përfshirë Evropën për shkak të frikës se kriza e shkaktuar nga defiçiti buxhetor do të njohë përkeqësim.

Në Lisbonë të Portugalisë u bllokua aeroporti, studentët italianë zaptuan ndërtesat e universitetit për të kundërshtuar shkurtimet e buxhetit për arsimin dhe u përleshën me policinë.

Studentët britanikë kanë demonstruar kundër planeve të qeverisë për të trefishuar taksat e shkollës së lartë.

Analistët parashohin vazhdim të protestave pasi nuk ka shenja të përmirësimit të gjendjes ekonomike në Evropë.
XS
SM
MD
LG