Ndërlidhjet

Raportuesi Von Sidou viziton Kosovën



Raportuesi për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Bjorn von Sidou, viziton në fundjavë Kosovën për një mision faktmbledhës.

Vlerësimi i situatës politike në terren dhe pozitat e bashkësive të ndryshme etnike në prag të zgjedhjeve të 12 dhketorit do të jenë në qendër të këtij misioni.

"Do ta përdor këtë mundësi për të fokusuar vëmendjen tek rekomandimet e bëra në raportin e qershorit 2010 e në veçanti në nevojën për parandalimin e korrupsionit. Kjo bëhet dhe më e rëndësishme në kontekstin para zgjedhor. Do theksoj dhe rëndësinë e organizimit të zgjedhjeve të lira e të ndershme", ka bërë të ditur përmes një deklarte Von Sidou.
XS
SM
MD
LG