Ndërlidhjet

Bugarin: Nuk i njohim vulat e Kosovës



Kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Milosh Bugarin pret që problemet e shkëmbimit tregtar me Kosovën të zgjidhen në bisedimet Beograd-Prishtinë.

Ai megjithatë theksoi se Serbia nuk mund të pranojë vulën doganore të një shteti që sipas tij nuk ekziston.

“Në vulë duhet të qëndrojë ose UNMIK Kosovo, ose UNMIK 1244, por jo Republika e Kosovës, sepse kjo për Serbinë është e paligjshme”, ka thënë Bugarin, duke shtuar se ky është qëndrimi zyrtar i Serbisë.

“Ky problem duhet të zgjidhet në bisedimet që pritet të fillojnë”, ka thënë Bugarin.
XS
SM
MD
LG