Ndërlidhjet

Gjeorgji: Protesta kundër presidentit



Disa mijëra qytetarë kanë protestuar në Tbilisi kundër presidentit Mikail Sakashvilit.

Raportohet së më shumë se 7 mijë protestues janë tubuar para ndërtesës së parlamentit si dhe kanë bllokuar rrugën kryesore te qytetit.

Liderët opozitarë thanë se protesta kishte për qëllim të shtyjë largimin e Sakashvilit, të cilin kritikët e akuzojnë se është bërë autoritar që nga ardhja në pushtet, gjatë revolucionit rozë pro- perëndimor.

Sakashvilli i mohon akuzat.
XS
SM
MD
LG