Ndërlidhjet

Tadiq e Josipoviq zotohen për ripajtim



Presidenti serb Boris Tadiq tha se ai dhe homologu i tij kroat janë përcaktuar për të “luftuar paragjykimet, frikën dhe armiqësitë” mes kroatëve dhe serbëve.

Tadiq që po qëndron në vizitë dyditëshe në Kroaci, ka bërë këto komentet në qytetin me shumicë serbe të Kërnjakut, të cilin e vizitoi bashkë me homologun Josipoviq.

Shpallja e pavarësisë së Kroacisë në vitin 1991 ka shkaktuar luftën katërvjeçare me serbët, që mbështeteshin nga Beogradi.

Tri javë më parë Tadiqi kërkoi falje gjatë një vizite në Vukovar, vendi ku ndodhi episodi më i pëgjakshëm i konfliktit.
XS
SM
MD
LG