Ndërlidhjet

Brazil: Policia aksion kundër bandave të drogës



Policia në Rio De Zhaneiro, e mbështetur nga 6 automjete të blinduara ka hyrë në një lagje të varfër në një përpjekje për të kapur bandat e drogës, të cilat fajësohen për dhunën e ditëve të fundit në veri të qytetit brazilian.

Zyrtarët thanë se bandat e drogës po djegnin vetura, po hapnin zjarr në një përpjekje për të penguar policisë në pacifikimin e Vila Cruzeiro.

Të paktën 23 persona janë vrarë që nga fundjava kur shpërtheu vala e dhunës.
XS
SM
MD
LG