Ndërlidhjet

BE ndalon shishet e foshnjave me substancën Bisphenol-A



Evropa ndaloi të enjten shishet e foshnjave që përmbajnë kemikalien Bisphenol-A, që nga pranvera e ardhshme nga frika se kjo mund të dëmtojë shëndetin e fëmijëve në Evropë.

Prindërit në Bashkimin Evropian, tregun më të madh të hapur botëror, “do të jenë të sigurt se që nga mesi i vitit 2011, foshnjat do të ushqehen nga shishet, që nuk përmbajnë BPA”, ka thënë Xhon Dalli, komisioneri për politikat e shëndetit dhe të konsumimit.

Kanadaja ka qenë vendi i parë në botë, që nga tetori klasifikoi Bisphenol-A si substancë toksike, pavarësisht kundërshtimeve që erdhën nga industria.
XS
SM
MD
LG