Ndërlidhjet

Arrestohet drejtori i kompanisë së sigurimeve "Kosova e Re"


Policia e Kosovës njoftoi se ka arrestuar sot drejtorin e kompanisë së sigurimeve “Kosova e Re”.

Në një njoftim për media thuhet se Policia ka realizuar urdhëresën e pranuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe si pjesë e procedurës hetimore, me të njëjtën urdhëresë është arrestuar edhe këshilltari i drejtorit nga kompania e njëjtë.

“Që të dy të dyshuarit, njëri kosovar shqiptar e tjetri kosovar turk janë arrestuar me dyshimin e bazuar se kanë kryer veprat penale shpërdorim të pozitës zyrtare dhe përvetësim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin për media të Policisë së Kosovës.

Urdhëresa është realizuar nga oficerët e Policisë së Kosovës që janë pjesë e Task Forcës Kundër Korrupsionit.
XS
SM
MD
LG