Ndërlidhjet

Haradinaj kërkon lirim të përkohshëm



Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka kërkuar lirim të përkohshëm nga Tribunali i Hagës në periudhën prej 17 dhjetorit deri më 14 janar.

Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, avokati i tij Majkëll O’Rejlli.

Ai tha se aplikimi për lirim të përkohshëm ka bazë të mirë dhe beson se gjykatësit e Tribunalit do ta miratojnë atë.

Në këtë kohë, O’Rejlli ka thënë se edhe Tribunali është në pushim për shkak të festave të fundvitit.

Haradinaj gjendet në qendrën e paraburgimit në Sheveningen që nga 20 korriku.

Ai po përballet me akuzat për krime të kryera gjatë luftës, për të cilat njëherë ishte liruar, por Dhoma e Apelit vendosi që të rikthejë disa nga akuzat për rigjykim të pjesshëm.
XS
SM
MD
LG