Ndërlidhjet

Dita e Falenderimeve, Krasniqi uron Obamën


Ushtruesi i detyrës së presidentit të Jakup Krasniqi, me rastin e Ditës së Falënderimeve, i shkroi një letër urimi presidentit amerikan, Barak Obama.

Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, Krasniqi ka shprehur bindjen se ato do të thellohen dhe do të zgjerohen në vazhdimësi.

“Shfrytëzoj këtë rast t’ju shpreh mirënjohjen tonë të thellë për gjithë ndihmën që Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe institucionet e saj shtetërore kanë dhënë për Kosovën në këto vite vendimtare të historisë së saj.

Qytetarët e Kosovës kurrë nuk do ta harrojnë këtë mbështetje dhe ndihmë”, shkruan në letrën e tij ushtruesi i detyrës së presidentit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi.
XS
SM
MD
LG