Ndërlidhjet

SHBA, Kina bisedojnë mbi situatën në Korenë Veriore


Pekini ka zhviluar bisedë telefonike me sekretaren amerikane të shtetit, Hillari Klinton mbi situatën e tensionuar pas sulmit vdekjeprurës të ishullit koreano-jugor, ka thënë Ministria e jashtme kineze.

Ministri i jashtëm kinez Jang Jieçi ka biseduar po ashtu me homologun e Koresë Jugore dhe është takuar me ambasadorin e Penianit në Pekin për të diskutuar situatën.

Jang i ka kërkuar Seulit dhe Penianit që të zgjidhin problemet përmes dialogut.

“Detyra e ngutshme tash është që vihet situata nën kontroll dhe të pengohet përsëritja e incidenteve të ngjashme”, citon Jangun agjencia kineze e lajmeve Xinhua.

SHBA dhe Korea Jugore po planifikojnë ushtrime të përbashkëta në Detin e Verdhë si një shenjë për të treguar forcën përballë aleatit të Pekenit, Koresë Veriore, duke nxitur kështu kritikat e Kinës.
XS
SM
MD
LG