Ndërlidhjet

Kacin dënon ndërhyrjen në TV A1 në Shkup


Nënkryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për Evropën Juglindore, Jelko Kacin, ka shfaqur shqetësimin me ngjarjen e mbrëmshme në dhe rreth ndërtesës së televioznit A1 në Shkup.

Kacin ka thënë se është e pazakonshme dhe e papranueshme, që në një vend që është kandidat për anëarësim në BE, policia të pengojë gazetarët të kryejnë punën e tyre.

“Liria e mediave paraqet pjesën qendrore të kritereve politike të Kopenhagës për anëtarësim në BE. Pluralizmi medial duhet të zbatohet në të gjitha shtetet, që synojnë anëtarësimin në BE, dhe për këtë arsye mediat duhet të jenë të mbrojtura nga çdo lloj presioni dhe interferimi politik”.

“Populli i Maqedonisë mbrëmë ka qenë dëshmitar i një shfaqjeje të organizuar e cila mund të kuptohet vetëm si linçim ndaj mediave dhe përpjekje për të manipuluar opinionin maqedonas”, thuhet ndër të tjera në deklaratën për media të Kacinit.

Përfaqësuesi i Parlamentit Evropian tërheq vërejtjen se edhe në raportin e fundit të progresit, Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin për lirinë e mediave në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG