Ndërlidhjet

Shqipëri: Nisin protestat e opozitës


Ka filluar protesta e Partisë Socialiste në Elbasan e cila hap rrugën rifillimit të manifestimeve të opozitës në të gjithë vendin për transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit, njoftojnë mediat shqiptare.

Kryetari i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se Berisha po mban peng vendin.

“Berisha po mban peng kutitë e materialeve zgjedhore. Po mban peng gjykimin e popullit që e ka dënuar me votë. Shqiptarët duan një qeveri që vjen nga votat e ndershme. Berisha po pengon zhvillimin, opozita do të pengojë rrugën e tij”, theksoi Rama.

Deputetja socialiste Valentina Leskaj theksoi se opozita kërkon “largimin e Berishës nga pushteti”.
XS
SM
MD
LG