Ndërlidhjet

Kabul: Forcat e NATO-s dhe ato afgane vranë 15 kryengritës


Forcat afgane dhe ato të NATO-s thonë se kanë vrarë së paku 15 kryengritës, në pjesën lindore të Afganistanit, me rastin e kërkimit për një lider të lartë të talibanëve, gjatë natës.

Përleshja filloi kur forcat e sigurisë u sulmuan në një kompleks, në qarkun Sherzad të provincës Nangarhar, dje në mbrëmje.

NATO-ja tha se viktima ka pasur vetëm në mesin e kryengritësve.
XS
SM
MD
LG