Ndërlidhjet

Iraku arreston 12 kryengritës për sulmin në kishë


Ministri i brendshëm irakian tha se është arrestuar një grup prej 12 kryengritësve, që dyshohet se qëndrojnë pas rrethimit vdekjeprurës të kishës në muajin e kaluar në Bagdad.

Ministri Jawad Bolani tha se arrestimet ndodhën në ditët e fundit dhe se janë një goditje për rrjeitn e Al Kaidës në Irak.

Kryengritësit morën 120 persona peng në një kishë në Bagdad në muajin tetor.

Rrethimi përfundoi me 68 persona të vdekur.
XS
SM
MD
LG