Ndërlidhjet

Rusia e Kina diskutojnë krizën koreane


Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe të Kinës janë konsultuar përmes telefonit mbi mënyrat e uljes së tensioneve në sijudhesën koreane.

Ministria e jashtme ruse tha në një deklaratë se Sergei Lavrov dhe homologu i tij kinez Jang Jiechi “theksuan nevojën për të penguar eskalimin e mëtejm të situatës dhe të punojnë drejt kushteve që mund t’i ulin tensionet në relacionet mes dy Koreve dhe të rifillojnë bisedimet gjashtë-palëshe”.

Tensionet janë rritur që kur Pheniani granatoi ishullin e Koresë Jugore, ku mbetën të vrarë dy ushtarë dhe dy civilë.

Kriza vjen në kohën kur bisedimet gjashtë-palëshe mbi programin bërthamor të Koresë Veriore kanë ngecur për muaj dhe mes shenjave të reja të Phenianit se do të vazhdojë programin e tij bërthamor.

Në bisedimet gjashtë-palëshe përfshihen Rusia, Kina, SHBA-ja, Japonia dhe dy Koretë.
XS
SM
MD
LG