Ndërlidhjet

Mijanmar: Zyrtarë të OKB-së takojnë Su Kjinë


Liderja demokrate e Mijanmarit, Aung San Su Kji u takua sot me zyrtarë të nivelit të lartë të OKB-së.

Ajo bisedoi me Vijaj Nambar, shefin e personelit të sekretarit të OKB-së Ban Ki Moon, në shtëpinë e saj në Jangon.

Ajo u tha gazetarëve se shpreson që ky të jetë një nga takimet e shumta të kësaj natyre, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Nambiar ka biseduar edhe me ministrin e jashtëm të Mijanmarit. Më shumë se 2 mijë të burgosur politikë besohet se gjenden në Mijanmar dhe edhe Ban edhe Su Kji kanë theksuar nevojën e lirimit të tyre.
XS
SM
MD
LG