Ndërlidhjet

Mision diplomatik i Kinës mbi krizën mes Koreve


Këshilltari shtetëror i Kinës, Dai Binguo ka arritur në Korenë Jugore në një vizitë të paparalajmëruar.

Dai dhe i dërguari kinez për çështjet bërthamore të Koresë Veriore Wu Dawei, janë takuar me ministrin e jashtëm të Koresë së Jugut, Kim Sung hwan.

Më herët Kina dhe SHBA kanë zhvilluar bisedime për uljen e tensioneve mes Seulit dhe Phenianit.

Zyrtarët thanë se prioritet tani është mospërsëritja e dhunës që ndodhi të martën kur Koreja Veriore granatoi një ishull të Koresë Jugore duke lënë të vdekur 2 ushtarë dhe dy civilë.
XS
SM
MD
LG