Ndërlidhjet

Iran: Pengohet rëmbimi i aeroplanit


Një përpjekje për të rrëmbyer një aeroplan të Iran Air është penguar nga oficerët ajrorë në bord.

Agjencitë iraniane të lajmeve thonë se tentim-rrëmbimi ka ndodhur në fluturimin Teheran-Damask të së premtes.

Garda Revolucionare e Iranit tha se oficerët e saj kanë arrestuar personin që kishte thënë se kishte një bombë, vetëm pak minuta para se aeroplani të ateronte në Siri, duke kërkuar që aeroplani të fluturonte në një shtet tjetër.

Raportohet se rrëmbyesi kishte probleme mendore.
XS
SM
MD
LG