Ndërlidhjet

Rambold: Statusi i kandidatit për Malin e Zi në dhjetor


Bashkimi Evropian duhet që në muajin dhjetor edhe formalisht t’ia dorëzojë Malit të Zi statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, ka thënë zëvendësshefi i delegacionit të BE-së në Podgoricë, Klajv Rambold.

"Shpresoj se Këshilli i Ministrave të BE-së në muajin e ardhshëm të konfirmojë rekomandimet e Komisionit Evropian, që Mali i Zi të marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në Union“, ka thënë Rambold.

Ai ka kujtuar se çdo shtet në rrugën e saj ka BE-ja do të vlerësohet individualisht, në bazë të arritjeve dhe shfaqi pritjet që Mali i Zi të jetë shteti i ardhshëm që merr statusin e kandidatit.

Samiti i krereve të shteteve dhe të qeverive të vendeve anëtare të BE-së është paraparë të mbahet më 16 dhe 17 dhjetor.
XS
SM
MD
LG