Një aeroplan transportues është rrëzuar sot në një kompleks banesash në Karaçi të Pakistanit fill pas fluturimit.
Aeroplanin rus e kaploi flaka e cila shkaktoi vdekjen e tetë anëtarëve të ekuipazhit.
Raportohet se të paktën një person në tokë është lënduar.
Aeroplani transportues rus fluturonte në drejtim të Sudanit kur u përplas vetëm dy minuta pasi u ngrit nga aeroporti. Ai ra në një kompleks të banesave në ndërtim.