Ndërlidhjet

Bisedimet Irlandë-BE-FMN kanë përfunduar


Kryeministri irlandez Brajan Kouen tha se qeveria e tij ka përfunduar negociatat 10-ditëshe në pakos së shpëtimit të BE-së dhe FMN-së dhe se pret që shefat evropianë të financave të ratifikojnë sot marrëveshjen në Bruksel.

Ai ka thënë se bisedimet që filluan më 18 nëntor me FMN-në, Komisionin Evropian dhe Bankën Qendrore Evropiane, përmbyllen sot në Bruksel.

Ai tha se kabineti qeveritar irlandez është takuar të shtunën mbrëma për t’i aprovuar planet.
XS
SM
MD
LG