Ndërlidhjet

Poloni, Çeki: Nga acari vdesin tre persona


Dimri dhe acari kanë marrë dy jetë në Poloni, ndërsa një njeri është gjetur i vdekur në Bërno të Çekisë.

Në jug të Polonisë është gjetur i ngrirë një 70 vjeçar, i cili kishte dalë nga shtëpia të premten.

Në Loxh të Polonisë, policia ka gjetur një mashkull të moshës së mesme të vdekur nga të ftohtët, por nuk e ka konfirmuar identitetin e tij.

Mediat çeke raportojnë se policia e ka gjetur afër stacionit të aubousëve një person të vdekur.

Temperaturat e ulëta në Çeki dhe Poloni gjatë fundjavës kanë shkuar deri në minus 7 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës nuk kanë kaluar mbi zero.
XS
SM
MD
LG