Ndërlidhjet

SHBA: Vdiq aktori Leslie Nielsen


Aktoi i njohur i Holivudit, Leslie Nielsen, ka vdekur në moshën 84 vjeçare, nga pneumonia.

Ai ishte i njohur për humorin e tij të drejtëpërdrejt, i cili pothuajse u bë i paharrueshëm në komeditë klasike, siç janë “Arma e zhveshur” dhe “Aeroplani”.

I ndjeri Nielsen, i lindur në Kanada, vdiq dje në një spital, afër shtëpisë së tij, në Fort Lauderdale të Floridës.

Ai luajti edhe role serioze, prej viteve të 50-ta e më tutje, përfshirë “Aventurat e Posejdonit” (1972).

Por, përfundimisht, roli i një mjeku injorant në filmin “Aeroplani” (1980), e lansoi karrierën e tij të sukseshme të aktorit komik.
XS
SM
MD
LG