Ndërlidhjet

Ekuadori i ofron strehim themeluesit të WikiLeaks-it



Ekuadori i ka ofruar strehim Xhulian Asanzhit, themeluesit të WikiLeaks-it. Zëvendësministri i Ekuadorit, Kinto Lukas, ka deklaruar se nëse themeluesit të WikiLeaks-it i nevojitet një shtet për tu vendosur, vendi i tij do të ishte shumë i kënaqur t'ia ofronte këtë mundësi.

Asanzh, përballet me një arrest ndërkombëtar për dhunë seksuale ndaj dy suedezeve. Themeluesi i WikiLeaks-it i ka hedhur poshtë akuzat duke i quajtur pjesë të fushatës denigurese ndaj tij. Australia, vendi i tij i origjinës, ka deklauar të hënën se po shikon me kujdes nëse Asanzh ka thyer ndonjë ligj atje.

WikiLeaks ka ngjalluar zemërimin e Uashingtonit pasi ka nxjerrë në internet qindra mijëra dokumenta sekrete e të klasifikuara amerikane për luftën në Irak e në Afganistan, si dhe dokumentacion të ambasadave amerikane në botë.
XS
SM
MD
LG