Kina i ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara që të trajtojë si duhet nxjerrjen në publik të dokumentave sekrete nga WikiLeaks.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha se vendi i tij "nuk dëshiron të shohë trazime në marrëdhëniet Kinë-SHBA".
Sipas dokumentave të dala në publik Kina nuk e shikon Korenë e Veriut si një aleat të dobishëm dhe nuk do të ndërhyjë nëse shteti komunist rrënohet.
Po të njëjtat dokumenta flasin se Kina nuk e kundërshton një Kore të bashkuar.
Dokumentat e nxjerra nga WikiLeaks bëjnë të ditur akuzat se udhëheqësit më të lartë kinezë ishin të përfshirë në sulmet në internet kundër kompanisë amerikane Google.