Ndërlidhjet

Serbia me strategji e kryetar delegacioni për bisedime



Serbia ka miratuar strategjinë e bisedimeve me Kosovën dhe ka vendosur për emrat që do të drejtojnë delegacionin serb. Strategjia është miratuar në një nga mbledhjet e fundit të qeverisë dhe për atë janë informuar vetëm ministrat. Sa për drejtuesit e delegacionit ata do të jenë personalitete politike, por jo ministra apo sekretarë shtetërorë në qeveri, raportojnë mediat serbe.

“Drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Borko Stefanoviç do të drejtojë ekipin serb. Zëvendës i tij do të jetë Vllada Joviçiç, këshilltar i ministrit për Kosovën”, shkruan gazeta serbe Politika.

Anëtarët e delegacionit do të jenë ekspertë që do të ndërrohen në varësi të temës së diskutimit.

Mediat serbe, të cilat thuajse të gjitha e trajtojnë këtë temë, shkruajnë se të pagjeturit, telekomunikacioni, energjia, tregtia do të jenë disa nga temat e bisedimeve mes Prishtinës e Beogradit.
XS
SM
MD
LG