Ndërlidhjet

Ban Ki-moon pro zgjerimit të Këshillit të Sigurimit


Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon tha se është në favor të shtimit të anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ban tha se ekziston një pikëmpaje domunuese në mes të vendeve e anëtare të OKB-së se formati aktual prej 15 anëtareve të KS-së, 5 nga të cilat të përhershme dhe me të drejtë vetoje duhet të reformohet.

Por, ai mohoi të specifikojë nëse shtetet si India duhet të marrin ulëse të përhershme, siç kishte sugjeruar se fundi presidenti amerikan Barak Obama.

“Si sekretar i përgjithshëm, por edhe personalisht besoj se Këshilli i Sigurimit duhet të zgjerohet dhe të reflektojë ndryrshimin e situatës dhe të adresojë të gjitha sfidat e shekullit 21”, tha Ban.
XS
SM
MD
LG