Ndërlidhjet

Feith sërish fton serbët të marrin pjesë në zgjedhje


Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 12 dhjetor në Kosovë.

Ai është shprehur se shpreson në një dalje të madhe të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.

“Me daljen në zgjehdje serbet marrin interesin e tyre ne duar të tyre. Me kohë do të përmirësoohet edhe bashkëpunimi rajonal dhe ne lidhje me Beogradin”, i ka thënë Feith një radioje lokale serbe në Kosovë.

Ai ka thënë se decentralizimi nuk ka përfunduar dhe se prioritet është formimi i komunës së Mitrovicës Veriore.
XS
SM
MD
LG