Ndërlidhjet

Marrëveshje për shërbimet ajrore Kosovë-Zvicër


Ministri në dorëheqje i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj dhe Lukas Beglinger, ambasador i Zvicrës në Republikën e Kosovës kanë nënshkruar sot një marrëveshje dy palëshe midis Kosovës dhe Zvicrës për rregullimin e shërbimeve të rregullta ajrore.

“Marrëveshja e cila po nënshkruhet sot, është në frymën liberale të tregut, të lirë dhe mundëson numër të pakufizuar të fluturimeve të rregullta midis dy vendeve tona”, ka thënë Limaj.

Në një njoftim për media të kabinetit të Limajt, thuhet se regjimi liberal i trafikut ajror midis Kosovës dhe Zvicrës, i implementuar edhe më parë nga MTPT-ja përmes një memorandumi të mirëkuptimit ka mundësuar hyrjen e kompanive të reja në treg, shërbime më të mira dhe çmime më të ulëta për udhëtarët.
XS
SM
MD
LG