Ndërlidhjet

Zanier: OKB do përfshihet në bisedime


Shefi i UNMIK-ut Lamberto Zanier ka deklaruar se OKB-ja e mbështet dialogun Beograd-Prishtinë dhe se do të përfshihet në të.

Mediat lokale serbe njoftojnë se gjatë një vizite në Zveçan, Zanier ka thënë se në kontekst të këtij dialogu është e rëndësishme që të shqyrtohen të gjitha çështjet e rëndësishme për banorët lokalë.

“Për mua është e rëndësishme që periodikisht të dërgoj raportet në KS të OKB-së se si po përparon dialogu dhe do të shohim se si të përgatitemi mirë për këto bisedime”, ka thënë Zanier.
XS
SM
MD
LG