Ndërlidhjet

Putin paralajmëron Perëndimin për mburojën raketore



Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin tha se Rusia do të dislokojë armë bërthamore dhe "forca goditëse" nëse përjashtohet nga sistemi i mburojës raketore të Perëndimit.

Në një intervistë për rrjetin CNN, Putin tha se kërcënimi raketor kundër Evropës duhet të adresohet bashkarisht, duke iu referuar marrëveshjes së arritur në samitin e NATO-s për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes raketore.

Por ai tha se propozimet e Rusisë janë hedhur poshtë, ndërsa përgjatë kufijve të saj janë paraqitur kërcënime të reja.
XS
SM
MD
LG