Ndërlidhjet

WikiLeaks: SHBA të shqetësuar për materialin bërthamor të Pakistanit



Dokumentat diplomatike të publikuara nga WikiLeaks i tregojnë shqetësimet e vendeve të Peërndimit se militantët islamistë mund të kenë qasje në materialin bërthamor të Pakistanit, si dhe dyshimet amerikane rreth aftësive të qeverisë së dobët të këtij vendi.

Një dokument citon ish ambasadoren amerikane, En Paterson, të ketë thënë në vitin 2009 "shqetësimi ynë kryesor është...mundësia që dikush që punon në uzinat e Pakistanit gradualisht të trafikojë material të mjaftueshëm për të prodhuar armën".
XS
SM
MD
LG