Ndërlidhjet

FIFA sot vendos për organizatorët e kampionateve të 2018 dhe 2022



FIFA do të vendosë sot për vendet organizatore të kupës së botës në futboll në vitin 2018 dhe në 2022.

Për organizimin e kampionatit botëror të futbollit në vitin 2018 favorite është Rusia e ndjekur nga Anglia. Në garë janë dhe kandidaturat e përbashkëta të Spanjës e Portugalisë dhe Holandës e Belgjikës.

Për finalet e vitit 2022 konkurrojnë SHBA-të, Korea e Jugut, Japonia, Katari dhe Australia. Agjencitë e basteve favorizojnë kandidaturën amerikane.
XS
SM
MD
LG