Ndërlidhjet

Berisha kundër ndarjes së Kosovës



Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha është deklaruar kategorikisht kundër ndarjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve në Ballkan

Me pavarësinë e Kosovës çështja e kufijve në Ballkan është mbyllur përfundimisht. Shqipëria dhe Kosova do të bashkohen në kuadër të vlerave të përbashkëta të BE-së, ka thënë Berisha për gazetën zvicerane 'Tages-Anzeiger'.

I pyetur për marrëdhëniet me Serbinë, ai ka thënë se shpreh vullnetin e qeverisë së tij për përmirësimin e raporteve me këtë vend, me të cilin historikisht ka pasur marrëdhënie të ngarkuara.

Berisha gjithashtu ka shtuar se “Shqiptarët që jetojnë në Mal të Zi në Serbi, veçanërisht në Maqedoni, duhet të trajtohen të barabartë”.
XS
SM
MD
LG