Ndërlidhjet

Feith i habitur nga deklarata e Tadiqit



Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith, deklaroi sot në Bruksel se është mjaft i habitur me deklaratën e presidentit serb Boris Tadiq në samitin e OSBE-së, se çfarëdo ndryshimi i gjendjes ekzistuese reale në Kosovë do ta ndërpresë dialogun me Prishtinën.

Në diskutimin në komitetin e politikës së jashtme të Parlemantit Evropian, Feith tha se “kjo është mjaft habitshme sepse për gjendjen reale në teren vendosin qytetarët, dhe jo qeveritë”.

“Qëndrimi i Bashkimit Evropian është se nëqoftëse qytetarët deklarohen për ndryshime demokratike, në këtë rast në veriun e Kosovës, atëherë mendoj se këtë nuk duhet ta pengojë asnjë qeveri”, tha Feith.

Tadiq pat thënë se “Serbia pret që të mos ketë përpjekje për ndryshimin e realitetit në teren gjatë kohës që zhvillohen bisedimet”, dhe se "çdo përpjekje e ndryshimit të realitetit në teren përmes forcës do të shkaktojë ndërprerjen e menjëhershme të bisedimeve".

Feith tha se pret dalje më të madhe në zgjedhjet të serbëve të Kosovës në jug të Ibrit, por shprehu keqardhje që në pjesën veriore “strukturat paralele” i kanë ftuar serbët t’i bojkotojnë zgjedhjet.
XS
SM
MD
LG