Ndërlidhjet

WikiLeaks: Lideri turkmen "jo shumë i zgjuar"



Në një dokument të ambasadës amerikane të publikuar nga faqja WikiLeaks, lideri i Turkmenistanit është përshkruar si "jo shumë i zgjuar", "dyshues ndaj shumë njerëzve" dhe "gënjeshtar i praktikuar".

Mesazhi që është dërguar në vitin 2009 nga ish e ngarkuara me punë, Sylvia Reed Curran, nuk e zbulon identitetin e burimit, i cili e ka bërë analizën e presidentit të Turkmenistanit, Kurbanguly Berdimuhamedov.

Mesazhi i klasifikuar gjithashtu thotë se presidentit turkmen nuk i pëlqejnë Shtetet e Bashkuara, Irani apo Turqia, por i pëlqen Kina.
XS
SM
MD
LG