Ndërlidhjet

Athinë: Përplasje e studentëve dhe policisë



Policia e Greqisë ka përdorur gaz lotsjellës në përleshjet e sotme me studentët, të cilët protestuan para parlamentit grek kundër masave të kursimit të qeverisë.

Policia tha se tre pjesëmarrës në protesta janë arrestuar.

Më shumë se një mijë studentë u përpoqën t'a kalojnë kordonin e policisë dhe të depërtojnë te ambasada britanike në Athinë, në shenjë solidarizimi me studentët britanikë kundër masave të kursimit dhe reformave në sistemin arsimor.
XS
SM
MD
LG