Ndërlidhjet

Deti i Verdhë: SHBA dhe Japonia i filluan ushtrimet ushtarake


Forcat e Shteteve të Bashkuara dhe të Japonisë i kanë filluar ushtrimet ushtarake, për të cilat thuhet se janë ndër më të mëdhat deri tash.

Këto ushtrime po mbahen në periudhën e tensioneve, pas sulmit me raketa të Koresë Veriore, kundër një ishulli të Koresë Jugore.

Afro 45 mijë ushtarë nga Shtetet e Bashkuara dhe Japonia, po marrin pjesë në këtë ushtrim, që po mbahet në ujërat në lindje dhe në jug të ishullit Okinava.

Ministria e jashtme e Kinës e ka kritikuar këtë ushtrim, duke sugjeruar se ai nuk do të ndihmoj në stabilizimin e rajonit.

Këto ushtrime po mbahen, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Koreja Jugore, posa i përfunduan manovrat në Detin e Verdhë.

Nga sulmi i Koresë Veriore më 23 nëntor, u vranë dy ushtarë të Koresë Jugore dhe dy civilë në ishullin Yeonpyeong.
XS
SM
MD
LG