Ndërlidhjet

Eikenberry: Presidenti afgan Karzai – “paranoik dhe i butë”


I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Afganistan, Karl Eikenberry, e ka quajtur presidentin e këtij vendi, Hamid Karzai, si një lider “paranoik, “i butë” dhe “me vetëbesim të tepruar”, i cili ndoshta kurrë nuk do të ndalet në kritikat ndaj Amerikës.

Këto komente private zë zotit Eikenberry, janë bërë publike nga organizata WikiLeaks në Internet.

Në një dokument, Eikenberry e akuzon Karzain se ka dështuar t’i kuptoj “parimet më kryesore të shtet-ndërtimit”.

Mëtutje, thuhet se korrupsioni ishte portretizuar si normë.

Në një raport diplomatik të Shteteve të Bashkuara, të publikuar nga WikiLeaksi, në të cilin flitej për përbërjen e re të kabinetit Karzai, thuhej se ministri i agrikulturës “ishte i vetmi minister, që ishte konfirmuar se nuk kishte pasur akuza për korrupsion dhe mito”.
XS
SM
MD
LG