Ndërlidhjet

FIFA e ndikuar nga politika



Politika ka luajtur rol në përcaktimin e organizatorëve të Kupës së Botës në futboll për vitet 2018 dhe 2022, tha Çak Blazer.

Blazer, amerikani anëtar i komitetit ekzekutiv të FIFA-s, tha se kjo organizatë duhet të rishikojë mënyrën e votimit përpara se të marrë vendim për organizatorin e kupës së botës për vitin 20026. Ky vendim nuk do të merret në tetë vitet e ardhshme, tha Blazer.

Anglia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilat garonin përkatësisht për finalet e 2018 dhe 2022 ishin vendet teknikisht më të përgatitura dhe i kishin të gjitha mundësitë për një kupë fitimprurëse.
XS
SM
MD
LG