Ndërlidhjet

Irani: Kurrë nuk do të përdorim forcën ndaj fqinjëve


Irani tha se nuk do ta përdorë kurrë forcën kundër fqinjëve myslimanë.

“Ne kurrë nuk kemi përdorur forcë kundër fqinjëve tanë dhe kurrë nuk do ta përdorim, sepse fqinjët tanë janë myslimanë”, tha ministri i jashtëm iranian, Manusher Motaki në një konferencë për Lindjen e Mesme në Bahrein.

Komentet e tij vijnë, pas atyre të sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton, e cila tha se shqetësimet e SHBA-së për programin e dyshuar bërthamor të armëve të Teheranit i ndajnë edhe fqinjët e Iranit.

Irani pritet të vijë në Gjenevë në javën e ardhshme mbi programin e tij bërthamor me zyrtarët nga SHBA-ja, Rusia, Kina, Franca, Britania dhe Gjermania.
XS
SM
MD
LG