Ndërlidhjet

Shkodër: Berisha urdhëron evakuim


Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka urdhëruar evakuimin e banorëve të Torovicës, e cila ndan Shkodrën me qytetin e Lezhës.

Shefi i ekzekutivit, që vizitoi Shkodrën, urdhëroi evakuimin e banorëve të zonës pasi rrezikohet çarja e argjinaturës.

Mediat shqiptare raportojnë se në Torovicë niveli i ujit ka arritur në pikën kritike, ndërsa forcat e shumta të policisë, ushtrisë dhe banorë të fshatit po ndihmojnë për të forcuar argjinaturën.

Sot, edhe presidenti Bamir Topi viziton Shkodrën dhe pjesë tjera të veriut, të cilat u përmbytën nga të reshurat e mëdha të ditëve të fundit.

Sipas statistikave të Shtabit të Emergjencave në mbrëmjen e djeshme, në rrethin e Shkodrës rezultojnë të përmbytur gjithsej 13.000 hektarë tokë, 2100 shtëpi përmbytura dhe mijëra të tjera të rrethuara nga uji. Ndërsa, 7944 persona janë evakuuar.
XS
SM
MD
LG