Ndërlidhjet

Anulohen fluturimet në Spanjë


Kompania ajrore kombëtare e Spanjës, Iberia ka anuluar të gjitha fluturimet, ndërsa vendi po hyn në ditën e dytë të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, gjë që ka çuar në bllokimin e qindra mijëra pasagjerëve.

Aeroporti ndërkombëtar i Madridit është mbyllur sot sërish, pasi që në punë u paraqitën vetëm 15 nga 77 kontrollorët.

Zëvendëskryeministri i Spanjës, Alfredo Perez Rubalkaba tha se qeveria do të vendosë sot nëse do të shpallë “gjendje alarmi”, nëse nuk paraqiten ne punë numër më i madh i kontrollorëve të trafikut ajror.

Nëse shpallet një gjendje e tillë, ai ka thënë se kontrollorët e trafikut ajror do të përballen me dënime serioze.
XS
SM
MD
LG