Ndërlidhjet

Fushatë për daljen e serbëve në zgjedhje


Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut dhe Fondacioni “Biljana Kovaçeviq” kanë filluar fushatën për të bindur serbët që të marrin pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit.

Fushata ka nisur në Shtërpcë, ndërsa në javën e ardhshme planifikohen vizita edhe në veri
të Kosovës.

Duke iu drejtuar serbëve të Kosovës dhe përmes një konferencë për gazetarë, drejtori i Komitetit të Helsinkit, Ivan Kuzminoviq, ka porositur se dalja ne zgjedhje do të jetë në interes të serbëve.

“Për herë të parë kemi një gjendje ku serbët mund të përfshihen plotësisht në jetën politike të Kosovës dhe ardhmërinë e tyre në vitet e ardhshme mund ta ndërtojne me shqiptarët pa problem”, ka thënë Kuzmanoviq.

Sipas tij, serbët në veri ende nuk e kuptojnë sikurse ata në jug, se e ardhmja nuk mund të ndërtohet nga marrja e ndihmave sociale nga Serbia.
XS
SM
MD
LG