Ndërlidhjet

Spanja shpall 'gjendje alarmi'


Qeveria spanjolle shpalli “gjendje kombëtare alarmi” në një përpjekje për t’i dhënë fund grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, që ka bllokuar qindra mijëra udhëtarë.

Zëvendëskryeministri i Spanjës, Alfredo Perez Rubalkaba, duke folur pas një takimi urgjent të qeverisë, tha se deklarata nënkupton se kontrollorët duhet të kthehen në punë, ose rrezikojnë të akuzohen për mosbindje ndaj ligjit dhe të përballen me burgim të mundshëm.

Kompania ajrore kombëtare e Spanjës Iberia, ka anuluar të gjitha fluturimet, ndërsa vendi po hyn në ditën e dytë e grevës së kontrollorëve të trafikut ajror për paga më të mëdha dhe kërkesa tjera.
XS
SM
MD
LG