Ndërlidhjet

WikiLeaks: Figura të larta kineze qëndruan pas sulmit ndaj Google


Rjedhjet diplomatike amerikane sugjerojnë se figura të larta kineze mund të kenë drejtuar sulmin ndaj Google në fillim të këtij viti- një incident ky që çoi në pezullimin e përkohshëm të operimeve të kompanisë në Kinë.

New York Times duke cituar dokumente të lëshuara nga WikiLeaks, raporton se sulmi ndaj faqes së internetit ishte koordinuar nga Zyra e Informacionit e Këshillit Shtetëror të Kinës, me mbikëqyrjen e dy anëtarëve të Partisë Komuniste.

Google, makina kryesore e kërkimin në internet, pat pezulluar shërbimet në Kinë në muajin mars, duke thënë se ishte bërë cak i një sulmi të sofistikuar në internet.

Cak ishte edhe posta elektronike e aktivistëve për të drejtat e njeriut në Kinë.
XS
SM
MD
LG