Ndërlidhjet

Kapet një 'spiune' ruse në parlamentin britanik


Një gazetë britanike tha se një grua ruse që po punonte për një politikan në parlamentin britanik është përzënë pasi që shërbimet britanike të sigurisë e arrestuan nën dyshimet për spiunim.

Gazeta "The Sunday Times" raporton se shërbimi informativ britanik MI5 beson se gruaja, e identifikuar si Katia Zatuliveter, 25 vjeçe, punonte fshehtas për shërbimet informative ruse.

Gazeta citon politikanin për të cilin ka punuar Zatuliveter, Majk Henkok nga Liberal-Demokratët, të ketë mohuar pretendimet se ajo ishte spiune.

Henkok është anëtar i Komitetit të Mbrojtjes të Parlamentit britanik, i cili ka interes në çështjet e Rusisë.

Raportohet se Zatuliveter është arrestuar dhe po mbahet në një objekt të sigurt në pitje të largimit nga Rusia.
XS
SM
MD
LG