Ndërlidhjet

Rusët 'ndërhyjnë' në formimin e qeverisë moldave


Dy zyrtarë të lartë rusë kanë arritur në Moldavi në një vizitë të befasishme pas zgjedhjeve të javës së kaluar që nuk sollën përfundim të qartë.

Shefi i personelit në Kremlin, Sergei Narishkin dhe zëvendësministri i jashtëm rus Grigori Karasin, kanë arritur vonë të shtunën për të diskutuar mënyrat e krijimit të një “qeverie efikase”.

Ata takohen me të gjithë liderët kryesorë moldavë, përveç kryeminsitrit Vlad Filat. Rusia mbështet Partinë Komuniste të Moldavisë.

Në zgjedhjet e javës së kaluar aleanca tre-partiake pro evropiane doli me dy ulëse më pak sesa duhen për të zgjedhur presidentin.
XS
SM
MD
LG