Ndërlidhjet

Çekia nuk mendon të hyjë në eurozonë


Kryeministri i Çekisë Petar Neças ka thënë se qeveria e tij nuk e ka ndërmend që deri në fund të mandatit në vitin 2014 të përcaktojë datën se kur mund Çekia eventualisht të përfshihet ne eurozonë.

“Tash nuk do të ishte e përshtatshme që të kalojmë në euro, e as të përcaktohet data”, ka thënë Neças për televizionin çek.

“Tash edhe ashtu nuk plotësojmë kriteret”, ka thënë Neças, duke kujtuar se monedha kombëtare ka përparësinë që Çekia mund vetë të reagojë me politikën monetare ndaj lëkundjeve në tregjet financiare.

Ai ka thënë se tani ekziston një situatë tjetër nga ajo kur Çekia hyri në BE.

Atëherë, Çekia, sikur edhe vendet tjera post-komuniste u obliguan ta pranojnë valutën e përbashkët evropiane, por nuk qe përcaktuar koha se kur duhej bërë kjo.

Nga vendet ish komuniste euron e ka pranuar vetëm Sllovenia dhe Sllovakia. Polonia, që ka synuar të kalojë në euro, ka rishqyrtuar planet për shkak të lëkundjeve në eurozonë dhe krizës me borxhe.
XS
SM
MD
LG